Sadik Bejko: AI QË ZGJEDH KËTË RRUGË, AI ËSHTË MARTIRI
Shkrimtari Sadik Bejko për Martirin Havzi Nela
(Nga fjala në ceremoninë që organizoi Këshilli Qarkut Kukës, Klubi letrar “Anton Pashku”, Kukës, Pen Qendra e Shqipërisë, Pen Qendra Kosova, në Kukës, me 12 Nëntor 2012)
AI QË ZGJEDH KËTË RRUGË, AI ËSHTË MARTIRI
***
Kjo perkujtese e Poetit Havzi Nela eshtë mallëngjyese, njëkohësisht është edhe shprehje e finesës dhe e delikatesës fisnike te detyrimit që ka çdo rreth për të përkujtuar bijtë e tij më të mirë, bijtë e tij, të cilët kanë sjellë shpresë dhe dritë, kur mbi të gjithë ishte vënë pllaka e errësirës.
Një nga këto shpirtra fisnikë perjetesisht është dhe do te jete Havzi Nela.
Ju thatë shumë gjëra këtu. Libra janë shkruar për Havzi Nelën, do të duket sikur po te flasesh me shume do të përsëritësh.
Ka diçka prej shenjti dhe shenjtërie dhe prej një shenjti në tokë atje në fshat, atje te balta, te mali, te arat, një shenjt që del pikërisht nga këto brazda dheu e del nga shkëmbi, i cili i thotë atij sistemi: “Ti je një sistem hipokrit. Ju jeni gjarpërinj”.
Këto janë fjalë që thuhen në Dhjatën e Re…
Hazi Nela nuk e thotë kështu, por e thotë: “Janë tri gjilpëra helmi që ky populli s’i duron dot: Ndërrimi i veshjes, heqja e fesë dhe futja në kooperativë. Janë shumë për këtë popull.”
Të gjithë ata që i pranonin këto ishin hipokritë. Ky njeri bënte të kundërtën e të gjithë të tjerëve dhe këtë mund ta bëjë vërtetë një zë prej shenjtori, që t’u thotë: “Fund hipokrizisë. Mos u tallni me veten tuaj se po talleni me veten tuaj! Dëgjojeni si është e vërteta…”
Domosdo. Ai që zgjedh këtë rrugë, ai është martiri.
Dhe Havziu shkoi si martir gjer ne fund.
***
Pjesa e poezisë së tij.
E kam lexuar, e dëgjova edhe këtu. Është ajo poezia e drejtpërdrejtë. Gjërat nuk janë stërholluar për t’u futur në figuracione e laboratore poetikë, etj, etj, por janë thënë siç dalin prej mendjes e zemrës së tij, me mjete poetike shumë të thjeshta, me gjuhë shumë të thjeshtë, me vargje me ritëm, por dhe me frazeologji popullore.
Është një poezi madhështore, me të vërtetën e se prekshmes, duke qenë e ngjitur mbi një jetë martiri, poezia keshtu është një jetë e transmetuar me anë të fjalës dhe jo te dëshira për të bërë poezi, por për të transmetuar veten, ajo është me të vërtetë prekëse dhe goditëse për ata që e lexojnë.
Ana tjetër e poezisë, ajo të kujton poezi të Lasgushit, ndoshta edhe poezi të Filip Shirokës…
Është një tonalitet që ka marrë nga poezia e traditës.
Ai ishte edhe bir i kulturës shqiptare, buronte nga gurrat tona, nga ata që kishte mësuar. —
+++
Sot, me 2016, tani qe Papa Francesku qe nga Vatikani po shenjtron 38 martiret e kishes sone katolike. duhet te kujtojme dhe ata bura e gra, martire laike, qe vdiqen ne burgje, ne plumb a ne litar, vdiqen se diku tjeter besonin, vdiqen per ate qe besonin.
Havzi Nela eshte nje martir pa tempull mbi toke, vec ne e paste ne kujtesen tone, ne ndergjegjen tone shoqerore.