Albspirit

Media/News/Publishing

Adam Michnik: Dhjetë urdhëresa për të qenë një gazetar i denjë

'Dhjetë urdhëresa për të qenë një gazetar i denjë'

Nga Adam Michnik, disident polak, eseist dhe kryeredaktor i gazetës liberale të Varshavës «Gazeta Wyborcza»

Para njëqind vjetësh, Emile Zola, një romancier i jashtëzakonshëm francez, la një gjurmë të pashlyeshme mbi shekullin e 20-të duke marrë në mbrojtje Alfred Dreyfus-in, një o?cer të ushtrisë franceze me origjinë hebre, të akuzuar në mënyrë të rreme për spiunazh. Në letrën e vet të famshme «J’accuse» (1898), ai i shkruante këto fjalë presidentit të Republikës franceze: «Oh, çfarë balte ka hedhur dhe e ka njollosur emrin tuaj – kjo çështje e turpshme e quajtur Dreyfus! Unë do të them të vërtetën dhe u betova vetë-më-vete ta shpall botërisht atë, në qoftë se autoritetet e drejtësisë që merren me këtë çështje nuk kanë për ta shpalosur të vërtetën lakuriq. Është detyra ime të hap gojën e të as, duke qenë se nuk dua të hyj në radhët e fajtorëve për këtë krim. Fantazma e një të pafajshmi, e një njeriu që heq tortura të lemerishme për një krim që nuk e ka kryer, më përndjek e nuk do të më lerë të qetë as natën». Zola i doli krah një njeriu që përndiqej gabimisht; i doli krah së vërtetës së amshuar; i doli krah idesë së një shteti tolerant; i doli krah emrit të mirë të mëmëdheut të tij, Francës. Ai e shndërroi çështjen Dreyfus në një gur sprove për krejt opinionin publik. Franca e të shkuarës foli dhe e shpalosi qëndrimin e saj kundrejt çështjes: konservatore, tradicionaliste, monarkiste, katolike dhe puthadore e të huajve. Por në përpjekjen për ta shpallur Dreyfusin të pafajshëm, u dëgjua zëri i Francës së të ardhmes: demokratike, shekullare, republikane dhe tolerante. Ishte Zola që bëri të ?tonte Franca e së ardhmes. Zola formuloi standardet dhe moralin për shkrimtarët dhe intelektualët e mbarë një shekulli. Kjo është edhe arsyeja, përse çdo shkrimtar, kritik ose gazetar duhet të gjejë vetveten në shëmbëlltyrën e Zolas, në qoftë se ai e koncepton profesionin e tij si diçka më shumë se thjesht të ?tosh para.

(Më poshtë, urdheresat e marra me shkurtime nga shkrimi)

ImageImageImageImageImageImageImageImage

ImageImage

 

Please follow and like us: