Albspirit

Media/News/Publishing

Bill Gates: T’u lësh fëmijëve gjithë pasurinë i shkatërron; do e dhuroj për bamirësi

39BB190700000578-3874400-image-m-58_1477484970779Bill Gates është një prej njerëzve më të pasur në botë, por pavarësisht kësaj ai nuk dëshiron që fëmijëve të tij tu lërë gjithçka gati. Ai ka deklaruar se nuk do ua lërë të gjithë pasurinë fëmijëve, por një pjesë të konsiderueshme të saj do ua dhurojë njerëzve në nevojë.

Gates theksoi se në vend të miliardave, tre fëmijët e tij do të marrin një edukim të mirë për të ndërtuar vetë karrierën e tyre. Sipas tij, tu lësh një pasuri të tillë nuk i ndihmon fëmijët, por i shkatërron.

Ai është shprehur se fëmijët e kanë mirëkuptuar këtë vendim të tij, madje janë krenarë për këtë akt të të atit.

“Tu lësh fëmijëve një pasuri të tillë nuk do të thotë t’u bësh nder, përkundrazi, do t’u shkatërronte jetën. Do të shkatërronte gjithçka që ata do të dëshironin të bënin në jetën e tyre në përpjekjen për të ndërtuar një karrierë, ndaj këto para do të shkojnë për të ndihmuar më të varfrit. Ata vetë i kanë parë projektet tona për këtë kategori të shoqërisë dhe na mbështesin për këtë”, tha ai.

Please follow and like us: