Albspirit

Media/News/Publishing

Çështja e Himarës/ Grekët reagojnë ashpër: Të mbyllen kufijtë nëse shovinistët shqiptarë nuk tërhiqen

Athina ka shtuar retorikën e përplasjes me Tiranën zyrtare. Nuk është vetëm ndërhyrja e Ministrisë së Jashtme greke për zhvillimet në Himarë, por edhe mediat e këtij vendi janë përfshirë në një sulm të egër kundër Shqipërisë.

Në blogun e Stavri Markos, ku më së shumti promovohet “Himara helene”, është botuar një reagim i Failos Kranidiotis, i cili është politikan dhe drejtues mediatik në grupet pranë Nea Demokratia, partisë së djathtë dhe kryesore në opozitë.

Kranidiotis që ka të njëjtin mbiemër me ish-zv.ministrin e jashtëm grek, Janis Kranidiotis që hyri në marsin e 1997 në jugun e Shqipërisë pa leje, thekson:

“Në ditën e 28 tetorit, festës sonë kombëtare, kryebashkiaku turkoshqiptar i Himarës, Gjergji Goro, i cili shkatërroi kishën e Shën Athanasit, i ka dërguar 19 familjeve greke njoftime për prishjen e shtëpive. Goro është një vegël e bindur e Ramës, që ka për qëllim të dehelenizimin e tokës së hetroit tonë kombëtar Spyromiliou (Spiro Milo), dikur kala e pamposhtur e shpirtit kombëtar grek në Vorio Epir.

I bëjmë thirrje qeverisë të lënë deklaratat dhe tí heqë kombësinë greke armikut të helenizmit Goro, të shpallet persona non grata në Greqi dhe të bllokohet çdo rrugë Europiane për Shqipërinë, si një hap i parë, duke kërkuar anulimin e plotë të projekteve për çamizimin dhe shkatërrimin e helenizmit. Në qoftë se shovinistët shqiptarë nuk tërhiqen të nisin sanksione të rrepta ekonomike, madje edhe mbylljea e kufijve”.

Please follow and like us: