Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë nuk duhet të postoni kurrë në rrjetet sociale

Çfarë nuk duhet të postoni kurrë në rrjetet sociale

Facebook gjithnjë e më shumë po bombardohet nga “lajmet e rreme”, të ndejkura nga një fluks postimësh dezinformuese.

Por në fakt rrjeti social gjigant ka bërë të ditur se është krijuar një bashkim i mbi 20 organizatae mediatike, përfshi dhe Twitter, në një përpjekje për të zhdukur lajmet false dhe teoritë konspirative.

Megjithatë nuk bëhet fjalë vetëm për lajmet e rreme që ndotin faqet e rrjeteve soiale, por edhe llogaritë false me shumicë, që të bën të mendohesh dy herë se çfarë informacioni të shpërndash.

Sipas The Independent nuk duhet të postoni pasaportat apo patentën, pasi ato mund të kopjohen dhe falsifikohen lehtësisht.

Gjithashtu nuk duhet të postoni planin tuaj të pushimeve, pasi nëse shkruani se do të jeni në Peru për pushim për dy javë hajdutët mund tju vjedhin shtëpinë.

Edhe të dhënat bankare përbëjnë një rrezik vjedhjeje dhe mos guxoni ti postoni, apo edhe llotaritë që mund të fitoni.

Adresat e shtëpisë dhe gjërat mbi fëmijët gjithashtu nuk duhen postuar kurrë, për shkak të piraterisë apo dhe vjedhjes.

Ka pasur shumë raste që njerëz janë shkarkuar nga puna për shkak se janë ankuar në Facebook ndaj shefit të tyre, kështu që bëni mirë ti shmangni këto lloj postimesh.

Please follow and like us: