Dënohet personi që u ka vjedhur yjeve foto dhe video nudo

Një gjykatë në Pensilvani ka dënuar një burrë me 18 muaj burgim, pasi që ky i fundit ka hakuar llogaritë e yjeve dhe u ka vjedhur foto dhe video nudo, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ryan Collins, 36 vjeçar, ka pranuar fajësinë ndaj akuzave në maj.
Ai kishte vjedhur emrat dhe fjalëkalimet e më shumë se 600 personave.
Ai ka mashtruar viktimat e tij – duke përfshire Jennifer Lawrence, Kate Upton, Scarlett Johansson, dhe Kirsten Dunst – duke u dërguar e-mail kinse ishin nga Google ose Apple.
Collins është akuzuar për qasje në fotografi dhe video nga viti 2012 deri në 2014, mirëpo nuk është akuzuar për publikimin e tyre.
Please follow and like us: