Albspirit

Media/News/Publishing

“Dielli”, numër special në 104 vjetorin e Pavarësisë

greca1– Gazeta 107 vjeçare, Dielli , zëri i Vatrës, më e vjetra e botës shqiptare, që ende botohet në SHBA, në print dhe online,me rastin e 104 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, do të publikojë një numër special, festiv, me ngjyra, kushtuar Ditës së Flamurit. Gazeta do të ketë më shumë se 100 Faqe.

Editori i Diellit Dalip Greca shkruan ne Facebook se, pa mbështjen e vatranëve dhe komunitetit shqiptar në SHBA, dalja e këtij numri është e pamundur. Për këtë numer special pranohen shkrime origjinale që lidhen me Pavarësinë, Flamurin Kombëtar, firmëtaret e Pavarësisë, skica, esse, portrete, artikuj historik etj. Ky është numri i tetë special që del nga ky bashkëpunim që prej vitit 2009, kur Dielli nisi edicionin special mbi 100 faqe për Festën e Flamurit Kombëtar, Pavarësinë e Shqipërisë.

greca2“Edhe degët e Vatrës, anëtarët e Këshillit, Kryesia e Vatrës, mund të ndihmojnë në këtë botim special me urime dhe reklamime”, shkruan Greca i cili falënderon  bashkëpunëtorët në vendlindje dhe  Diasporë, korrespondentët, mbështetësit, të gjithë vatranët dhe biznesmenët, që me kontributin e tyre kanë mbajtur gjallë këtë regjistër historik të shqiptarëve të Amerikës, që nga 15 Shkurti i vitit 1909.

 

Please follow and like us: