Albspirit

Media/News/Publishing

Elvi FUNDO: Kazani mediatik dhe haleja e kryeministrisë

Ndoshta është paksa jo etike por jo e pavërtetë. Kryeministri i quan mediat jashtë kontrrollit të tij kazane. Kjo për faktin se televizionet dhe portalet kryesore i ka nën thundër, gazetat në rrjesht, analistët shumica kur si binden atij paguhen nga Meta e kështu me rradhë.

Kazan mediatik për Ramën dhe media të opozitës. Po të thuash të vërtetën dhe të kritikosh kryeministrin je kazan, po të gënjesh e ti shërbesh apo të paguhesh prej tij bën përjashtim.

Klientët, sekserët dhe ushtarët e tij mediatikë janë shumica edhe ata që kishte dje Berisha dhe në fakt ska faj Rama që i quan kazane mediatike, pasi atje ai gatuan çorbën e tij politike. Mjafton një telefonatë e Endri Fugës e lajmet vërtiten sipas qejfit, e jo sipas realitetit. Por e vërteta nuk mund të fshihet,  mungesa e kontrrollit ne disa portale dhe zëra kritike dhe pse jo opozitarë të fortë të tij e kanë tërbuar Edin e gjatë mendje vogël.

Shqipëria e zhytur dhe mbytur në korrupsion Rama bën nacionalistin.

Shqipëria e mbuluar me drogë Rama bën moralistin.

Shqipëria ka krim dhe mungesë sigurie Rama bën turistin.

Shqipëria ka varfëri dhe mjerim Rama qeveris nga jashtë.

Shqipëria po lëngon Rama krihet, e kështu me rradhë mos përsëris ato që shohim e prekim çdo ditë.

Në fund për të mos ja zgjatur shumë kryeministrit po ja them shqip: Në rast se ne që jemi kundështarët e tu të vërtetë që të kemi sikletosur se jemi jashte kontrrollit, jemi kazanë. Ti zoti kryeministër je një hale publike brenda kryeministrisë. Të fala kazanëve me apo pa plehra. Shkruar per Citynews