Jahte, orgji dhe prostituta/ Përse vijnë në Mal të Zi politikanë dhe biznesmenë nga Shqipëria
Zeljka Rolovic (foto poshtë), prostituta numër një në Ballkan u arrestua për të disatën herë nga policia tregoi se në jahtet e saj bëhej vetëm prostitucion elitar. Për sa u përket individëve që vinin dhe vizitonin atë dhe prostitutat e saj, Rolovic tha se ndër klientët e saj të hershëm ishin sportistë të famshëm kroatë, politikanë të rëndësishëm sllavë dhe shqiptarë, deputetë dhe biznesmenë të njohur. Në polici ajo ka dhënë edhe numrat e telefonit si dhe e-maile e këtyre zyrtarëve.
“Po. Ata vijnë shpesh dhe i paguajnë mjaft mirë vajzat. Ka nga ata që kanë edhe jahte apo shtëpi të blera këtu në Mal të Zi. Janë shumë të pasur, por janë të gjithë të martuar… Ata vijnë gati çdo fundjavë dhe më kërkojnë që t’u organizojë “party”, – tregon “mbretëresha e prostitucionit” në Ballkan për “Telegraf.rs”.
Nuk dihet cilët janë politikanët shqiptarë që e kanë “vizituar” Zeljka Rolovic në Malin e Zi. Me shumë gjasë ata nuk do të mësohen asnjëherë.
Një ditë më parë mediat kanë publikuar një rrëfim të prostitutës tashmë 39-vjeçe. Ajo ka treguar se në rrugën e prostitucionit elitar hyri në kohën e universitetit.
“Unë erdha në universitet në Beograd, por hyra në elitën e prostitucionit dhe më pëlqeu”, – thotë vajza, e cila njihet me emrin Madam Seljka. Për herë të parë ajo zbuloi se babai kishte vrfarë nënën e saj, vjehrrën dhe veten.