Me këtë pije magjike Marilyn Monroe qëndronte në formë
Edhe sot kurioziteti për të mësuar sekretin e bukurisë së Marilyn Monroe, aktorja dhe e dëshiruara në mbarë botën, nuk është i vogël.
Ajo ka zbuluar sekretin e bukurisë në një intervistë për një revistë amerikane, më 1952. Sipas saj, para dushit dhe para nisjes së ditës së punës, Marilyn konsumonte një pije “magjike”. “Mënyrën me të cilën ushqehem shumica e quajnë bizare, mirëpo unë mendoj se e kanë gabim. Para se të bëj dush, pi një filxhan qumësht të ngrohtë me dy vezë të tundura dhe e pi këtë derisa bëhem gati për punë. Nganjëherë marr edhe tableta vitaminoze bashkë me këtë pije. Për darkë praktikoj kotoletë qengji të cilën e pjek në furrë. Bashkë me mishin, si shtesë ha edhe karrota të cilat i adhuroj”, – ka rrëfyer Marylin. Diva e Hollivudit ka shtuar se ka qenë shumë e kënaqur me ushqimin e vet.