Ndahet nga jeta Tina Anselmi, ministrja e parë italiane
Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare, Tina Anselmi, e para grua ministre në Itali. Ajo ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Castelfranco, Veneto. Anslemi ka mbajtur postin e ministres së Republikës: U emërua në korrik të vitit 1976 të krye të Departamentit të Punës dhe Sigurimeve Shoqërore në qeverinë e djretuar nga Guilio Andreotti.
“Me Tina Anslemin zhduket një figurë ekzemplare e historisë së Republikës,” ka thënë kryeministri Matteo Renzi. Presidentja e Dhomës së Deputetëve Laura Boldrini është shprehur se me “Tina Anselmin iku edhe një nënë e demokracisë italiane”.
Pas mbajtjes së postit të Ministrit të Punës, Tian Anselmi ishte ministre e Shëndetësisë në qeverinë e katërt dhe të pestë të Andreotit. Emri i saj ishte i lidhur me reformën që prezantoi Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në vitin 1981.
Funerali për Anselmin do të mbahet më 4 nëntor në Katedralen e Castelfranco Veneto.