Albspirit

Media/News/Publishing

Një shkues modern për myslimanët

Një shkues modern për myslimanët në epokën digjitale.

DW Shift Dating Apps (DW)

Melihaja nga Londra ëndërron që të martohet një ditë. Burrin e parë 34 vjeçares ia kishte gjetur familja, por martesa nuk zgjati shumë. Tani ajo është sërish në kërkim të një parneri. Ai duhet të jetë mysliman, por që të jetojë në mënyrë moderne sikurse dhe ajo. “Unë mendoj, se sot është e vështirë të gjesh ndokënd, që ndan të njëjtat vlera dhe refuzon ato gjëra si unë dhe megjithatë është një mysliman modern. Nuk është aspak e lehtë të gjesh dikë me të tilla karakteristika.”  – thotë Melihaja, e cila kërkon një burrë, që nuk do grua që mban shami koke.

Ajo po e kërkon tani fatin e dashurisë së saj online tek Muzmatch, një aplikacion gratis për vendosje kontaktesh. Ky aplikacion funksionon ngjashëm si Tinder, por ofron edhe të dhëna shtesë për profilin që janë interesante për myslimanët: sunit apo shiit? Me mjekër? Falet rregullisht?

Muslimische Hochzeit (AP)

Një boshllëk për myslimanët

Shpikësi i Muzmatch është Shasad Younas. Kur aplikacionet e kontakteve pushtuan smartphonët, bankieri e kuptoi se tregu kishte një boshllëk për myslimanët. Ai la punën dhe zhvilloi me një klik rrjetin e shkuesisë sipas kritereve hallal. Duke qenë edhe vetë mysliman, ai është i bindur, se këtë mjet modern lidhjeje ku merren parasysh vlerat islame mund ta përdorin edhe besimtarët rigorozë. “Të rinjtë myslimanë po e marrin gjithnjë e më shumë vetë në dorë gjetjen e partnerit, në vend që t’ua lenë atë në dorë prindërve apo komunitetit. Këtu po ndodh një  kthesë, për të cilën përshtaten perfekt Smartphonët.” – thotë Shasad Younas

Korrekt dhe i përshtatshëm për epokën digjitale

Sana dhe Hakimi janë njohur përmes online-matching. Sana është e vetëdijshme për karrierën, por njëkohësisht është edhe konservatore sa u përket çështjeve fetare. Ajo donte të martohej shpejt dhe e ka kërkuar për një kohë të gjatë partnerin e dëshiruar – përmes farefisit, miqve e eventeve të shkuesisë. Por edhe pse më në fund Hakimin e gjeti përmes celularit, njohja mes tyre u realizua në mënyrë tradicionale: madje në takimin e tyre të parë ishte e pranishme edhe nëna.

Ata u martuan vetëm pas tre muajsh pas takimit të parë dhe tani janë të kënaqur për vendimin. Ata nuk e fshehin se si janë njohur dhe inkurajojnë edhe të tjerë beqarë myslimanë të dëshpëruar, që ta provojnë tek Muzmatch, që e konsiderojnë si një mënyrë korrekte dhe të përshtatshme për epokën digjitale.

Please follow and like us: