Studiuesi grek, Dhimitriu Bizantiu: Arbërishtja gjuhë mbizotëruese në Athinë deri në shek. XX
Nga 3 ditë më herët0
Të dhëna të reja mbi historinë e arvanitasve në Greqi, vijnë nga revista greke “Rrezet e grekëve”, si dhe nga një studim i historianit grek Tasos Karantis, i vitin 1936
“Jam arvanit dhe flas arvanitika”, kjo ishte fjalia e përsëritur me krenari nga çdo banorë i Salaminës, si dëshmi për historianin grek, Tasos Karantis. Janë dy studime të botuara në revistën greke, “Rrezet e grekëve” për historinë e arvanitasve në Greqi. Në këto studime evidentohet se në shumicën e krahinave të Greqisë duke përfshirë edhe Athinën gjuha mbizotëruese ishte ajo e arvanitasve, ose siç e cuanin ata, Arbërisht.
Alb-observer.com, ka publikuar një faqe të kësaj reviste ku artikulli i saj parqet atë çka sot vetë grekët e mohojnë ose mundohen ta baltosin me gjithëfarë mënyrash. Të dhënat vijnë nga vepra e Dhimitriu Bizantiu shkruar në vitin 1836. Ja se ç’shkruan ai konkretisht:
“Vizitorët vinin re me habi se banorët e fshatrave përreth Atikës, por deri dhe brenda saj, në qendër të kryeqytetit të shtetit të sapoformuar, flisnin një gjuhë që Arvanitët e moshuar e quanin: “Arbërisht”, ku ishte e njohur gjerësisht si Arvanitëshe”.
Në vijim artikullshkruesi krahason fshatrat grekë dhe ato arvanitas/arbëreshe, ku sipas tij, nuk ekzistonte asnjë dallim. Madje deri në shekullin e 20-të gjuha që mbizotëronte në këto fshatra dhe brenda në Athinë ishte arbërishtja. Ndërkohë sillet dhe studimi i një historiani me emrin Tasos Karantis në një studimin e tij për arvanitët e Salaminës, me krenari banorët e saj thoshin se: “Eimai arbanitis kai milao arbanitika –greqisht, shqip: “Jam arvanit dhe flas arvanitika”. Këta vendas thoshin se “gjuha jonë është gjuha e tatërve/etërve tanë”, pasi kjo gjuhë është e pasur me ndjenjë në shprehje, duke u quajtur me një mënyrë edhe më poetike; Gjuha e zogjve, gjuha e dallëndysheve!