Suedia e shpall zyrtarisht të vdekur heroin Wallenberg
Autoritetet suedeze zyrtarisht e kanë shpallur të vdekur heroin e Luftës së Dytë Botërore, Raoul Wallenberg, pas zhdukjes së diplomatit, i cili pati shpëtuar dhjetëra mijëra hebrenj nga forcat naziste gjermane. Wallenberg, qe emëruar diplomat në Budapestin e okupuar nga nazistët në vitin 1944, dhe iu dha merita për ndihmë të mbi 20 mijë hebrenjëve në Hungari, duke iu lëshuar atyre pasaporta mbrojtëse gjatë muajve të fundit të Holokaustit. Ai u arrestua nga forcat sovjetike në fillim të vitit 1945 dhe më pastaj u zhduk. Rrethanat dhe data e vdekjes së tij mbeten misterioze, por Autoritetet Suedeze të Taksave, thanë se Wallenberg zyrtarisht u deklarua i vdekur, ka njoftuar e përditshmja suedeze Expressen. Agjencia, që regjistron lindjet dhe vdekjet në vend e konfirmoi lajmin për AP.