Albspirit

Media/News/Publishing

Prof. Përparim Kabo: Mugëtira brenda nesh

Vë re me keqardhje se shumë njerëz janë të pështjellur me një shtresë pezmatimi për jetën. Pasiguria ekonomike, mungesa e perspektivës, të rinj që nuk kanë mundësi të ndërtojnë jetën në mënyrë të pavarur dhe t’krijojnë familje mbi të gjitha; të gjithë këta tregues flasin për një gjendje demotivuese e dëshpërim të dallueshëm…Shumica e popullsisë shtyjnë ditët si mbijetesë pafuqie. Shëndeti mendor i shoqërisë duket i dëmtuar…një pafuqi për t’u gëzuar, kjo më trondit në thellësi. Ka një lloj mugëtire brenda nesh, pa çka se flitet se tre vitet e fundit paskërka një rritje ekonomike të qëndrueshme. Padëshira për të shpenzuar dhe investuar nuk është vetëm pasojë e pafuqisë ekonomike, është diçka me tepër, ka një deprimim shpirtëror. E bukura dhe kënaqësitë njerëzore janë rrudhur, tkurrur e trembur! Përtej këtij realiteti, gjithçka që thuhet është propagandë bajate, fjalë boshe, dokrra tregu mediatik e llafe partish. Ne nuk jemi njerëz të gëzuar!

Please follow and like us: