Albspirit

Media/News/Publishing

Anglia përmbys Brexit dhe kthehet në BE?

Anglia përmbys Brexit dhe kthehet në BE?

Mesa duket referendumi i Brexit nuk ishte vetëm se një gjest me përmbajtje “folklorike”, kjo pasi gjykata e lartë britanike ka vendosur që ta “shfuqizojë” plotësisht vendimin që solli votimi i popullit britanik dhe “topin” t’ja lërë parlamentit… nëse Anglia do duhet të dalë apo jo nga BE!

Kjo do të thotë se qeveria britanike e ka të pamundur që të hapë artikullin 50 të Traktatit të Lisbonës, thënë ndryshe, të nisë procedurat për të larguar vendin nga BE. Të paktën jo pa votën e parlamentit.

Vendimi i gjykatës së lartë erdhi pas ankimimit të faktorëve që kërkonin që vendi të qëndronte në BE. Ata argumentonin se për të lënë Unionin Europian fillimisht duhej marrë mendim nga pushteti legjislativ, duke theksuar se nëse kjo nuk bëhej, do të ishte në kundërshtim me akordin e gjetur në vitin 1972, me të cilin Anglia në atë kohë hynte në Komunitetin Europian.

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë Britanike i kanë dhënë të drejtë grupit “Remain” (pro qëndrimit në BE) duke argumentuar se referendumi ishte “konsultativ” dhe se nuk mund të marrë fuqi pa votën e parlamentit.

Sakaq, kryeministrja britanike, Theresa May, ka këmbëngulur se referendumi i 23 qershorit për dalje nga BE-ja dhe fuqia e qeverisë nënkuptojnë se nuk ka nevojë për votën e Parlamentit.

Qeveria pritet të apelojë vendimin e Gjykatës së Lartë në atë Supreme.

Please follow and like us: