Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kruti: Shqipëria e rreckave…

 

Shqipëria gjithnjë e më shumë nën kontrast, që thellohet dita-ditës. Metropoli me ish-Bllokun, ku shkëlqejnë vitrinat e luksit. Rroba të shtrenjta, njerëz të pasur që mbushin  kohën kafeneve dhe restoranteve të shtrenjta, me një tjetër  panoramë tepër zhgënjyese në atë të periferisë së Tiranës. Njerëz të lodhur, që rrinë kafeneve me momente të tëra të shtyjnë orët e papunësisë, të vetmisë dhe zhgënjimit. Shumica duken të vrarë nga hallet e përditshmërisë. Dyqanet bosh…disa me mbishkrimin: “Jepet me qera” ose “Kërkojmë shitëse me shkollë të lartë”…ose “Okazion, shiten dy dyqane për arsye emigracioni”… Më tronditëse panorama në periferi është kur sheh biznese të falimentuara që ia kanë lënë vendin dyqaneve me rroba të përdorura, ashtu siç ishte në vitet e tranzicionit ku emigrantët sillnin gjëra të përdorura nga Greqia apo Italia. Dy në tre dyqane shesin rrecka. Në to hyjnë e dalin njerëz që mbushin qeset me gëzimin e shterur se janë “firmato” dhe shumë më të mira se të tregut me mall kinez. Mbushin qeset dhe ëndërrojnë luksin e bllokut.

Një Shqipëri e tërë punon për ‘Bllokun’, por ai është rehatuar në luksin e vet.

Kjo është Shqipëria e 2016-ës, me aspirata për në Bashkimin Europian.

Please follow and like us: