Albspirit

Media/News/Publishing

Arkitekti korçar denoncon punimet në shtëpinë e pavarësisë

Arkitekti korçar denoncon punimet në shtëpinë e pavarësisë

Arkitekti korçar Kliti Kallamata ka denoncuar punimet në shtëpinë ku u ngrit flamuri në Korçë. Në denoncimin e tij, Kallamata shprehet se shtëpia nisi të reastaurohej pasi dy katet e sipërme të saj ishin prishur, por ai shprehet se po prishen podrumet e saj.

Ai hedh dyshime të forta për mënyrën se si është vendosur restaurimi i shtëpisë së pavarësisë në Korçë. Sipas tij, përpara se të fillojë rindërtimi duhet të bëhet evindentimi i themeleve si dhe gjatë punimeve nevojitej prezenca e një arkeologu.

Më poshtë denoncimi i arkitektit

Sapo kane filluar punimet per “restaurimin”, sic kane shume qejf ta quajne kompetentet, i Shtepise ku u ngrit Flamuri ne Korce. Shtepia ishte dy-kateshe me podrume. Ishin prishur dy katet e siperme te saj. Po tani pse po i prishin podrumet? A nuk do te ringrihet sic ishte? Apo do te hapet nje grope per plinta betoni? Para se te filloje rindertimi a nuk duhet te behet evidentimi i themeleve te vjetra, dokumentimi i tyre grafik e fotografik? Kjo merr shume rendesi sidomos per faktin se ne nje pjese te ketyre themeleve ndodhen fragmente te mureve te keshtjelles se Korces. A nuk duhet prezenca e nje arkeologu gjate ketyre germimeve? A duhen bere germimet me warinsk dhe naten?

Please follow and like us: