Albspirit

Media/News/Publishing

Çamëria e çamët, Rama: Kurrë s’ndodh siç bëjnë grekët, mallkimi i përjetshëm

rama iken

“Ne presim që të shfuqizohet dekreti 2636/1940, i cili e konsideron gjendje lufte me Shqipërinë”, që është edhe themel i marrëdhënieve të çështjeve të pazgjidhura Shqipëri-Greqi”-tha kryeministri Edi Rama

Denion Ndrenika

Audio Player

Kryeministri Edi Rama i kujtoi Greqisë se kurrkund nuk ndodh një popullatë të dëbohet dhe të kapet nga mallkimi i pëtrjetshëm, kinse se paskërkesh bashkëpunuar me pushtuesin.

Ai foli në seancën plenare të Kuvendit ku riktheu si çështje madhore kombëtare të shqiptarëve, çështjen çame, popullata etnike e krahinës së Çamërisë së pushtuar nga Greqia.

“Ne presim që të shfuqizohet dekreti 2636/1940, i cili e konsideron gjendje lufte me Shqipërinë”, që është edhe themel i marrëdhënieve të çështjeve të pazgjidhura Shqipëri-Greqi”-tha ai.

“Nëse s’të pëlqen t’i quajmë çamë, s’ka problem, sepse janë shqiptarë. S’të pëlqen “çështja çame”?, S’ka problem, sepse është çështje shqiptare”!-i tha ai deputetit dhe kryetarit të Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, që mbron interesat e Greqisë, Vangjel Dule (audio replika e tij).

“Nuk është shkruar ndokund që mes maleve të Kurveleshit dhe maleve Keraune që është emri i lashtë i Himarës, të ketë minoritet grek”-tha zoti Rama.

Please follow and like us: