Grekët: Shqipëria na preu në besë pasi i dhamë statusin
Një shkrim për CNN grek, ambasadori i nderit Aleksandros Mallias shkruan se Shqipëria e ka prerë në besë Greqinë, pasi kjo e fundit e mbështeti për statusin kandidat për në BE në vitin 2014. Ai shkruan në një artikull të tijin, se në Athinë shumë ishin optimistë pas fitores së Ramës në zgjedhjet e 2013, por që tani çdo gjë ka ndryshuar.
“Të gjithë e mbajmë mend se sa optimistë ishim kur në zgjedhjet e vitit 2013, në Shqipëri fitoi partia e Ramës”, shkruan ai. Mallias thotë se Athina ka jetuar gjithë këto kohë me iluzione dhe se nuk e ka parë në sy realitetin shqiptar, raporton panorama.
“Athina ka preferuar të jetojë me iluzione dhe gjithmonë ka patur vullnet për hapjen e një kapitulli tjetër me Shqipërinë. Por shikoni çfarë ndodhë me Tiranën. Ajo e sheh veten më të fuqishme se Greqia dhe se raportet i beson të ndryshuara. Tirana mendon se Greqia është më e dobët pas krizës ekonomike dhe tani kërkon të përcaktojë rregullat e lojës”, shkruan Mallias, duke iu referuar fjalimeve të fundit të kryeministrit Rama.