Albspirit

Media/News/Publishing

Rama në Parlament: Konfliktin Shqipëri-Greqi po e fryn Vangjel Dule. Himara është Shqipëri

Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjate seances se fundit parlamentare te sesionit te 6 te Kuvendit te Shqiperise, ku ne rend te dites jane projektligjet per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur sot në Parlament mbi protestën e banorëve në Himarë dhe shkrimet në media për një konflikt diplomatik Shqipëri-Greqi. Gjithashtu ai iu përgjigj Vangjel Dules i cili tha se Rama po shpik një armik të ri.

Edi Rama në Parlament: “Është hapur një debat ndërkombëtar për disa banorë të Himarës që janë revoltuar nga plani i Bashkisë së re për hapësirën publike, në vazhdën e projektit të rilindjes urbane. Ai qytet ka hyrë në rrugën e transforimit që shihet nga komuniteti dhe kushdo tjetër me përjashtim të Vangjel Dules dhe atyre që e shoqërojnë.

Himara nuk është i vetmi qytet që ka hyrë në këtë rrugë transformimi. Projekti si në çdo qytet tjetër ka kërkuar shpronësime apo prishje të ndërtimeve të paligjshme. Këto janë një procedurë rutinë dhe e unifikuar nga Tropoja në Himarë. Edhe në Tropojë ka familje që nuk bien dakord për prishjen, por çuditërisht për banorët e Tropojës, Berarit apo Belshit apo Vlorës, skemi dëgjuar të indinjohet ndonjë shtet tjetër dhe të vendoset kuja në mediat e atij vendi.

Më lejoni të informoj se vetëm në Vlorë janë prishur me shpronësim (kur kanë qenë të ligjshme) ose pa shpronësim (pa leje) 1600 objekte, po kështu në tiranë, Elbasan, e kudo në çdo qytet të vendit tonë deri në Konispol tek Butrini ku u prishën 23 objekte.

Ndërsa në Himarë duhen prishur 18 objkete; 1 shtëpinë, 1 bujtinë, lavazhe, kioska , magazina apo rrënoja shtëpish të dikurshme, nga këto 6 objekte janë në procedura shpronësimi.

Në gjithë vendin janë shembur 1950 objekte, dhe 18 në Himarë. Po ku është problemi?

Na shfaqet si një ëndërr e keqe Vangjel Dule dhe na flet për 12 objekte pa leje dhe 6 me leje. Ia arrin të angazhojë një shtet fqinj që shprehet kundër me deklarata partiake që kërkojnë ndëshkim europian për shqipërinë. Debati fryhet nga lloj lloj gazete e portali që nxjerrin tym për të nxirë qeverinë e Shqipërisë pa e fshehur dot sekëlldinë ndaj vendit tonë Shqipëri që kaq shumë ka dhënë e marr me atë vend mahnitës që quhet Greqi.

Çfarë thashë unë që mora gjithë atë vemendje në Greqi?

Ishte një postim miqësor në rubrikën time kulturor, ku përmenda Gjergj Dushmanin të cilin siç e thotë historia, rastësia e bëri të gjendej në kohën e duhur në vendin e duhur për të shpëtuar Akropolin. Nuk u erdhi mirë mediave se kam thënë se në Athinën e asaj kohe flitej shqip. Ky është mësim i bukur historie që duhet të ndjehemi më mirë pasi shqiptarët dhe grekët kanë ndihmuar njëri tjetrin ndër vite.

Unë nuk merzitem fare se në Himarë flitet greqisht, sepse e folura shqip në Athinën e asaj kohe nuk e bën Athinën shqiptare ashtu sikundër e folur greqisht nuk e bën Himarën e sotme greke.

Kryeministri i ka dhënë përgjigje edhe argumentit të pritjes së emigrantëve shqiptarë në shtetin helen. “Grekët pritën qindra mijëra shqiptarë, pavarësisht politikës ndaj shqiptarëve në vitet ‘90, por edhe shqiptarët mbajtën me bukë grekët gjatë luftës italo-greke”, ka thënë Rama.

Ai i ka quajtur të pavërteta deklaratat se, në Himarë po u preken pronat qytetarëve që janë deklaruar grekë. “Këtu bëhet fjalë për shtetas shqiptarë që jetojnë në truallin e tyre prej brezash, që janë detyruar të emigrojnë në vendin fqinj”, ka shtuar Rama.

“Unë jam gati t’i përgjigjem cdo ftese të fqinjëve tanë për t’i lënë pas sherrnajat historike dhe ta kthejmë mbrojtjen e komuniteteve një përparësi, si reforma në drejtësi”, ka thënë më tej Rama.

 

Please follow and like us: