Albspirit

Media/News/Publishing

Sekreti i bukurisë së Valbona Selimllarit është diçka që nuk e prisnit

Sekreti i bukurisë së Valbona Selimllarit është diçka që nuk e prisnit

Valbona Selimllari tregoi se çelësi për të qenë gjithmonë e freskët, është të mos jesh e përqendruar tek bukuria. Miss-i i parë shqiptar vërtet njihet si një ndër gratë më të bukura shqiptare, por nuk e ka lënë veten të bjerë pre e perfeksionizmit. E ftuar tek “Rudina”, Selimllari shpjegoi se ndihet me fat jo për pamjen e jashtme, por për faktin se nuk e ka ndier asnjëherë dëshirën për të ndërhyrë në atë çfarë i ka falur natyra.

“Kur ke kompleksin e bukurisë, të vjen të ndërhysh: ‘po se buzët nuk më duken mirë, po se hundën s’e kam bukur…”, u shpreh ajo, “Për fat, s’i kam pasur këto komplekse, kështu që nuk më është dashur. Kam jetuar natyralitetin tim, siç kam lindur edhe sot.”

Selimllari iu drejtua moderatores Rudina Magjistari, për t’i thënë se edhe ajo duket po njësoj si 20 vite më parë, jo për t’i kthyer komplimentin, por për të vënë në dukje të përbashkëtën që kanë: dy mikeshat e vjetra pohuan se nuk i kushtojnë rëndësi paraqitjes në jetën e përditshme, duke e lënë veten në atë që është.

Ndërsa për linjat trupore, Valbona Selimllari tregoi se tregohet e kujdesshme me ushqimin, nuk e tepron, edhe pse herë pas here nuk i thotë jo ndonjë ushqimi që mund të ketë shumë kalori.

Please follow and like us: