Turqi: Akademikët dhe studentët protestojnë për arrestimet pas puçit
Disa qindra njerëz kanë protestuar sot në Stamboll kundër goditjes së autoriteteve ndaj personelit të institucioneve të arsimit në Turqi, pas përpjekjes për puç në muajin korrik të këtij viti.
“Dorë për dore kundër fashizmit”, kanë brohoritur akademikët, studentët dhe anëtarët e sindikatës, para Universitetit në Stamboll, ku ishte e pranishme edhe policia speciale.
Ankaraja thotë se kleriku mysliman turk, Fethullah Gulen, me seli në Shtetet e Bashkuara, e ka orkestruar puçin e dështuar më 15 korrik dhe i kanë pezulluar ose shkarkuar më se 100 mijë shërbyes civilë, përfshirë akademikë, mësimëdhënës, gjyqtarë, prokurorë dhe ushtarë, për shkak të dyshimit se kanë lidhje me zotin Gulen, shkruan rel.
Afro 37 mijë njerëz, po ashtu, janë arrestuar dhe presin procese gjyqësore.
Ministria e brendshme sot ka njoftuar se më se 1,200 pjesëtarë të xhandarmerisë janë shkarkuar.
Fethullah Gulen, që me vetdëshirë jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara, e ka hedhur poshtë çfarëdo përfshirjeje në përpjekjen për puç