Albspirit

Media/News/Publishing

“Mama Hillary” në Shtëpinë e Bardhë

louis-ck

Humoristi Louis C.K.: “Mjaft me baballarë të kombit, koha të zgjedhim një nënë. Ato i bëjnë punët”

 

Humoristi i njohur amerikan Louis C.K. do të votojë për Hillary Clinton. Madje u ka bërë thirrje amerikanëve që të votojnë për kandidaten demokrate.
“Nuk më duket aspak si e keqja më e vogël”, tha ai. “Është shumë e zgjuar dhe preferoj më mirë atë se këdo tjetër”.
Duke folur në emisionin e mbrëmjes së Connan O’Brien, ai tha se është ndoshta çmenduri për një humorist të armiqësohet me gjysmën e adhuruesve të tij. Mirëpo, Louis C.K. tha se Amerika ka pasur mjaft baballarë të kombit dhe se ka ardhur koha të zgjedhim “Mamanë e Parë, një mama… mamatë na kanë ushqyer, na kanë edukuar, janë kujdesur për ne… mamatë të mbarojnë punë”.
Unë jam vetë baba, tha ai, po nëna është gjë tjetër.
Për Donald Trump, ai tha se nuk ka ndonjë problem me ata që votojnë për të, mirëpo, duket se sa herë e shan dikush, Trump lë gjithshka dhe merret me atë që e ka sharë.
“Ne prandaj i zgjedhim presidentët që të kemi dikë që ta shajmë. I fusim nga një gotë dhe mallkojmë presidentin për çdo gjë që na shkon keq”, tha Louis CK. Nuk mund të zgjedhim të dikë që nuk e përballon dot që ta shajnë.
“Na duhet një dorë e fortë”, tha ai. Jo një që bëhet keq kur i thonë një fjalë të keqe. Hillary është një grua kokëfortë që nuk pyet se kush po e shan apo se nuk po e pëlqen kush. Ajo vjen dhe ta mbledh, zgjidh situatat, të mbaron punë”.
Për ta përmbledhur, ai tha se nëse votoni për Hillary Clinton tregoni pjekuri dhe seriozitet, nëse votoni për Trump tregoni naivitet dhe se jua fusin kollaj, ndërsa nëse nuk votoni fare jeni fytyra të ndyra.
Audienca në Teatrin “Apollo” në Harlem, New York e duatrokiti masivisht. (r.a.)

Please follow and like us: