Albspirit

Media/News/Publishing

TIFF nderon regjisorin Dhimitër Anagnostin

anagnosti

Tirana International Film Festival ka nderuar regjizorin regjisorin Dhimitër Anagnosti me kupën e Nderit të Festivalit që këtë vit shënon edicionin e 14-të. Ndërsa për të çelur zyrtarisht garën ishte “Home Sweet Home”, filmi kosovar që do të përfaqësojë Kosovën në garën për çmimet Oskar.

Regjisori Dhimitër Anagnosti është nderuar me Kupën e Nderit të Tirana International Film Festival që çeli të enjten edicionin e tij të 14-të.

Agron Domi, Drejtor i Festivalit e cilësoi regjisorin aq të dashur për shqiptarët një njeri dhe artist unik, ndërsa vetë Anagnosti mes emocionesh përcolli një mesazh për kineastët e rinj të ardhur nga e gjithë bota.

Anagnosti: Shpresoj të vazhdojë për kineastët e rinj, nuk do të ketë aq filma sa kishte në atë kohë, bënim një numër goxha të madh filmash, 12 filma artistikë që është prodhim jashtëzakonisht i madh në krahasim me vendin tonë të vogël.Por kinematografia duhet të vazhdojë të prodhojë sepse ka kineastë të talentuar, njerëz që sakrifikojnë.

“Home Sweet Home”, filmi me regji të Faton Bajraktarit dhe skenar të Zymber Kelmendit që do të përfaqësojë Kosovën në garën për çmimet Oskar çeli zyrtarisht edicionin e 14 të Tirana International Film Festival.

Përgjatë një javë që zhvillohet Tirana International Film Festival do të shfaqen 220 filma nga të cilët 160 janë në garë.

Ata janë përzgjedhur nga 1400 aplikimet që erdhën nga 120 vende të botës.

Një tjetër risi e këtij edicioni do të jenë forumet dhe programet homazh për personalitete të kinematografisë.

Please follow and like us: