Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet medikamenti që mund të kurojë SIDA-n

Shkencëtarët kanë krijuar një medikament që besojnë se mund të çojë në zhvillimin e një kure për virusin HIV.

Studies në Izrael kanë identifikuar një proteinë që sipas tyre mund të reduktojë virusin në pacientët e infektuar me 97% në vetëm ditë, shkruan Times of Israel.

Zbulimet rrisin shpresë për ata që vuajnë nga sëmundja që  vrau më shumë se një milion njerëz globalisht në vitin 2015.

Virusi HIV sulmon një lloj qelize të bardhë të gjakut e njohur si CD4, e cila shërben për të luftuar sëmundjet në organizëm si për shembull gripin.Virusi përdor një makineri të brendshme të këtyre qëlizave duke riprodhuar më shumë kopje të vetes e duke shkatërruar CD4 gjatë procesit.

Medikaenti i ri u fut në tuba testimi që përbajnë gjakun e 10 pacientëve me sidë nga shkencëtarët e Universitetit Hebrew. Përbërësi aktiv, i quajtur Gammora nga shkecëtarët, ka shkaktoi kopje të ndryshme të ADN-së së virusit për tu futur në një qelizë CD4 të infektuar, në vend të asaj të zakonshmes. Kjo ka bërë që qeliza e bardhë e dëmtuar e gjakut të vetëshkatërrohet duke e bërë të pamundur përhapjen e mëtejshme të viruset.

Testet duke përdorur Gammora do të vazhdojnë me shpresën së shumë shpejt do mund të vrasë 100% të qelizave të infektuara me HIV.

Please follow and like us: