Hakerat sulmojnë Kremlinin: Rusia e përfshirë në konfliktin ukrainas
Dy hakera pretendojnë se kanë mundur të hakerojnë të dhënat e Kremlinit, disa emaile që tregojnë se Rusia është e përfshirë në konfliktin në Ukrainë. Disa emaile dyshohet se i përkasin Vladislav Surkov, një nga njerëzit më të afërt të Presidentit rus Vladimir Putin.
Disa emaile përfshijnë një plan të Moskës për të siguruar lëndë djegëse për separatistët pro-rusë, ndërsa bashkangjitur paraqitet një hartë e Ukrainës e ndarë në 3 rajone.
Emailet që pretendohen të hakeruara, ka të ngjarë që të jenë false sipas BBC, e cila kontaktoi me një specialist.
Hakerat, të cilët thonë se nuk kanë lidhje me autoritetet ukrainase, deklaruan se do të publikojnë të tjera informacione që tregojnë përfshirjen e Rusisë në Ukrainë.
Please follow and like us: