Albspirit

Media/News/Publishing

JERINA (Irene) Dushmani, ishte Helena shqiptare

Historia /Kjo ishte Helena shqiptare

JERINA (Irene) Dushmani ishte një Princeshe shqiptare e bija e princit shqiptar Lekë Dushmani. Shpesh ajo është krahasuar me Helenen e Trojës, në fakt bukuria e saj shkaktoi më 1444 konflikt në mes të Princave te fuqishëm shqiptare:

Princit Leke Dukagjini dhe Princit Leke Zaharia. Por ajo e preferoi Princin Zaharia, ndërsa kjo nuk u pranua nga Princi Lekë Dukagjini, i cili më vonë vrau Zaharian ( në dyluftimin e dy princave më 1445 mbetën të vrarë njëqind e pesë vetë dhe shumë të plagosur, Lekë Zaharia u vra më vonë në një gjueti afër Lezhës të organizuar nga Lekë Dukagjini për princat shqiptarë).

Jerina nuk pranon të martohet pas vdekjes së princit Lekë Zaharia dhe jetoi e mbyllur si një murgeshë në ishullin e Sardenjës në Itali, duke deklaruar vullnetin e saj te fundit i që eshtrat e saj të sillen ne Danja pranë varrit të dashurisë së saj së përjetshme Princit Leke Zaharia.

Please follow and like us: