Kendall si Paris Hilton
Kendall Jenner duket se ka kaluar një natë të paharrueshme në ditëlindjen e saj. Gjatë mbrëmjes, ylli i “Keeping Up with the Kardashians” ndërroi dy veshje.
Në fillim ajo u shfaq me një “body” të zi shumë sensuale, për ta ndërruar më pas me fustanin më të komentuar të mbrëmjes.
21-vjeçarja postoi një foto në Instagram, në të cilën kishte veshur një fustan të ngjashëm me atë të Paris Hilton në ditëlindjen e saj të 21-të në vitin 2002.
E rëndësishmja është që paraqitja e saj u komentua pozitivisht nga ndjekësit, madje disa prej tyre kanë shkruar duke bërë krahasime se kjo veshje i shkon më shumë Kendall.
Please follow and like us: