Albspirit

Media/News/Publishing

Mbahet mesha solemne e lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike

Mbahet mesha solemne e lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike

Ka nisur të mbahet në Shkodër mesha solemne e lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike. Mesha kremtohet nga Eminenca e Tij, Kardinal Angelo Amato.

Të pranishëm në meshën e lumturimit të martirëve, veç kardinalit Angelo Amato, i cili është dhe udhëheqësi i këtij procesi, do të jenë dhe një sërë klerikësh të lartë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, për të nderuar figurën e 38 martirëve shqiptarë, të cilët u ekzekutuan nga regjimi komunist.

Një ditë më parë, Policia e Shkodrës, në një njoftim për media ka bërë të ditur se ditën e sotme në shesh priten të jenë rreth 10.000 persona dhe janë  marrë një sërë masash teknike dhe organizative për sigurimin e rendit para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit. Kështu rruga kryesore për te Katedrialia janë të bllokuar për lëvizje dhe parking automjetesh si dhe rrugët dytësore që të shpien për te Katedralia do jenë të bllokuara për automjetet.

Please follow and like us: