Albspirit

Media/News/Publishing

Paskal Milo: Çfarë tha në konfidencë ish-kryeministri grek Simitis në vitin 1999, kur Meta ngriti çështjen çame

Paskal Milo: Çfarë tha në konfidencë ish-kryeministri grek Simitis në vitin 1999, kur Meta ngriti çështjen çame

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka zbuluar një detaj të pathënë më parë, të takimit të vitit 1999 në Athinë, kur së bashku me kryeministrin e asaj kohe Ilir Meta ngritën për herë të parë Çështjen Çame.

Ndërsa kryeministri grek Simitis gjatë konferencës për shtyp mohoi ekzistencën e Çështjes Çame, duke vënë në siklet palën shqiptare, Milo tregon se kur e ka pyetur jashtë kamerave Simitis se përse mbajti këtë qëndrim kur çështja u diskutua në takim ai u përgjigj: “Pse si mendoni ju, se unë e kam të lehtë me mediat dhe opinonin grek këtu?!”.

Në intervistë për Report TV, Milo thotë se kjo çështje duhet të zgjidhet me dialog dhe aspak me një klimë të tensionuar siç po ndodh sot. Për ish-ministrin e Jashtëm retorika me Greqinë sot ka shkuar kaq larg sa kjo mund të ndikojë edhe në një veto të mundshme të Greqisë për negociatat e Shqipërisë.

Milo ka folur dhe për librin e tij më të fundit “Udhëkryqe shqiptaro gjermane” ndërsa i ka sugjeruar qeverisë shqiptare që Gjermania të ketë statusin e partnerit strategjik.

Për sa i përket politikës së brendshme Milo tha se ende nuk e ka vendosur se me kë do të jetë në koalicion për zgjedhjet e 2017 por shtoi se marrëdhëniet politike sot me Ramën janë zero.

Please follow and like us: