Albspirit

Media/News/Publishing

Televizioni amerikan i kërkon falje Clinton

Televizioni amerikan i kërkon falje Hillary Clinton

Televizioni i njohur amerikan “Fox News” ka kërkuar falje kandidates demokrate për Presidencën e SHBA Hillary Clinton për shkak një lajmi të pasaktë. “Fox News” raportoi se këtë javë Hillary Clinton me gjasa do të akuzohet pas një hetimi nga FBI në Fondacionin Clinton.

Televizioni pranoi se ky informacion ishte i pasaktë dhe kërkoi ndjesë.

Nga ana tjetër, kur kanë mbetur 3 ditë nga zgjedhjet në SHBA, diferenca mes Clinton dhe rivalit Donald Trump është zvogëluar së tepërmi. Trump ka fituar pikë pas skandalit që plasi ndaj Hillary Clinton me skandalin e emaileve.

Please follow and like us: