Arti i fotografisë në Shqipëri
Në Shqipëri fotografitë e para janë bërë në Shkodër që më 1858. Si nismëtar ishte Pjetër Marubi. Fotografitë e para bëheshin bardhë e zi me filma të formateve 21×27 dhe 26×31 cm. Fotografimi bëhej në natyrë, me hije.
Në vitet 1885-1890 po në Shkodër u nderua studioja e parë, e pajisur me të gjitha mjetet e kohës. Për fotografim përdorej drita natyrore. Si sfond përdorej dekor me pamje të qytetit dhe të fshatit. Më 1885 nisi punën në atë studio Kel Marubi i cili ndoqi nga afër evoluimin e fotografisë bashkëkohore dhe mbajti marrëdhënie me firma të njohura euroiane.
Në fillim të shek.XX përveç Shkodrës, studio u hapën edhe në Korçë. Në vitet ’20 dhe ’30 studio u hapën edhe në Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë e Berat.
Please follow and like us: