Albspirit

Media/News/Publishing

Gjika përkrah Brahos, e merr malli për “futbollin bio”

Shpëtim Gjika duket se nuk kënaqet edhe aq shumë me futbollin që sheh tani, atë ku deri dy vite më parë ishte aktiv në rolin e presidentit të Flamurtarit. Këtë ai e ka shprehur qartësisht në një postim në rrjetet sociale, ku ka hedhur një foto të tijën në Gjirokastër përkrah ish-futbollistit të shquar Sefedin Braho.

shpetim gjika sefedin braho1)

“Sot në Gjirokastër, me Sefedin Brahon, simbolin e futbollit bio! Aq sa i madh dhe i pa përsëritshëm ka qenë në fushën e blertë, aq modest dhe njerëzor në jetë! Respekt pafund për këtë ikonë qytetarie dhe sporti!”, janë fjalët e Gjikës.

Ky i fundit, ndërsa kohët e fundit është përplasur vazhdimisht me administratorin e Flamurtarit, Sinan Idrizi, dje zgjodhi që të udhëtonte drejt Gjirokastrës për të ndjekur ndeshjen e Luftëtarit kundër Partizanit.

Please follow and like us: