Albspirit

Media/News/Publishing

Lolita dhe Bledi Mane, fotoja e pajtimit

Gazetari, Bledi Mane ka hedhur këtë foto, në Instagram me postimin:

“Hahahahaha,me ne fund Lorena e Lolites takohet me mua. I ka kuptuar gabimet dhe sot ne darke erdhi kerkoi falje. Ia vlen kur keto vajza te vine verdalle dhe te puthin si te cmendura! :)”

61cc6f5f-cbb1-4bb3-a38d-ac3aaf102fbf

Ndërkohë të gjithë e dinë sherrin mes Manes dhe Lolitës, dy personazhe dhe dy faqe në facebook. Por pakkush e  di  se kush është Lolita, por edhe pse është faqja më e ndjekur në facebook, askush nuk di të  thotë  se kush e administron faqen. Ndërkohë pak pas postimit të gazetarit, Lolita ka hedhur këtë shënim në facebook:

“Unë kisha vendosur të mos merrem me disa individë që paguhen nga Rilindja për të shpifur dhe për të hedhur baltë. Por meqë po më pyesin në inbox a jam unë ajo në foto, dua t’ju them: Jo, nuk jam unë! Nuk bie në batakun e njerëzve që përdorin të tjerët dhe emrin e faqes për disa like më shumë. Deri dje më vinte keq për atë vajzën sepse mendoja që po e përmendnin padrejtësisht dhe po e përdornin për të më sulmuar mua.

Mesa duket disa njerëz kanë qejf të përdoren, qoftë edhe për të shijuar atë 5-minutëshin e famës feisbukiane. Unë kam vendosur të jem anonime dhe mendoj që identiteti im është gjëja e fundit që ju intereson. Por nqs ndonjë ditë lodhem nga anonimati dhe vendos të dal publikisht, do ta marrin vesh të gjithë. Nuk jam aq budallaqe sa t’ia jap këtë privilegj të privilegjuarit të Rilindjes.

Nese nuk është as kjo, ateherë kush është Lolita?

 

Please follow and like us: