Mos kini frikë nga e vërteta ndaj Greqisë
Kohët e fundit në mediat shqiptare dhe ambjentin politik shqiptar po shfaqet dukshëm kompleksi i drojës ndaj një hakmarrje të mundshme greke.
Shpallja e së vërtetës tragjike për genocidin grek, ka shkaktuar në komentatorë të Tiranës dhe aktorë politikë ndjenjën e rëndomtë për ta gjetur fajin tek vetja. Kthimet e fundit në Kakavijë kanë ndezur llambat e alarmit, sepse mos nis kthimi masiv i shqiptarëve.
Ligjvënësja Mesila Doda me këtë rast ka bërë një shënim të shkurtër që po e botojmë të plotë.
Nga Mesila Doda
Mos u trembni, veç mos u trembni. Asgjë nuk ndodh, nëse shtetit grek i thuhet e vërteta dhe vetëm e vërteta.
Mos nisni kujën se çdo ju bëjnë grekët…silluni si njerëz të vërtetë… nuk po sulmojmë kërrkënd.
Gjatë gjithë historisë tonë kemi dëgjuar se si grekët e quajnë të tyren Shqipërinë deri në Shkumbin e serbët e duan medoemos që të dalin në Durrës.
Ne nuk kemi sulmuar askënd, nuk ja kemi marrë asnjë pëllëmbë tokë askujt nga fqinjët, por kemi ulur kokën, kur na kanë sulmuar e kemi lëshuar toka e njerëz në pesë shtete…
Tash, duhet të mësojmë të sillemi me dinjitet. Asgjë nuk ndodh, kur vendos vijat e bashkëpunimit, por tregon dhe vijat e kuqe, mbi të cilat nuk do shkelësh. Mos kini frikë. Duhet veç këmbëngulje, maturi dhe vetëbesim.