Albspirit

Media/News/Publishing

Muzeu i Arteve të Bukura në San Francisko

 

 

Tre vjet pasi përfundoi si ndërtim, Muzeu i Arteve të Bukura u rihap majin e këtij viti, totalisht i rikonstruktuar nën kujdesin e firmës Snøhetta.

Dizajni i fasadës së re është inspiruar nga mjegulla dhe ujërat e gjirit të San Franciskos.

Sipërfaqja e këtij muzeu është 235,000 metra katrorë dhe ndërtesa ka 7 kate.

Përpara muzeut ndodhet një mur gjigant me bimë natyrale, rreth 16,000 lloje bimësh nga 32 shtete të ndryshme të botës.

Këto bimë vaditen nga një sistem ujor që shfrytëzon energjinë e ripërtëritshme, i cili është më i madhi në të gjithë Amerikën.

Ky muze është në pritje të marrjes së certifikatës se artë LEED, me 46 për qind ulje të konsumit të energjisë dhe 60 për qind ulje të konsumit të ujit.

Please follow and like us: