Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfimi i Ilda Bejlerit: Futbollistët më morën në qafë, më lanë pa martuar

Prej dhjetë vitesh punon në lëmin e gazetarisë sportive, por prej shumë kohësh ajo është e pranishme edhe në faqet e gazetave rozë, për shkak të formave të saj dhe tipareve joshëse.

Ilda 1

Ilda Bejlerin jemi mësuar ta shohim si moderatore dhe gazetaren seksi të sportit, por këtë herë ka ardhur momenti ta shikojmë ndryshe. E ftuar në emisionin “Chic” me gazetaren Fjodora Fjora, bukuroshja ka rrëfyer hapat e para të saj në gazetarinë sportive dhe pritshmëritë për të ardhmen.

Ilda bikini

Madje ajo duke iu referuar punës së saj edhe gjatë fundjavës, orareve të zgjatura dhe angazhimeve të shumta, nuk ngurron të bëjë shaka duke u shprehur “Ndonjëherë bëj shaka duke thënë ‘Na latë pa martuar nga fakti që punojmë edhe në fundjavë’”.

Ilda 2

“Në dhjetë vite punë jam përpjekur të jem vetvetja dhe kjo më bën ta dua punën e të më duket më e thjeshte. Sporti është një fushë që, nëse nuk ke informacion, është shumë e vështirë, ndaj duhet të jesh e informuar. Ndjekësit janë tifozë të mirë dhe kanë informacion të vijuar. Nëse gabon, ata të kritikojnë”, thotë Ilda.

Ilda 4

Ajo nuk ngurron të rrëfejë se luan skendina, dhe kjo i bën t’i ndjekë ndeshjet edhe me më shumë pasion “Unë e kam deklaruar që vë skedina. Ne shqiptarët i duam bastet, edhe pse e dimë që nuk është gjë e mirë. Në momentin që vë skedinën, edhe ndeshjen e ndjek me pasion”, rrëfen Ilda Bejleri.

Ilda 3

Sakaq, ajo tregon se është ende ‘single’, edhe pse çdo ditë puna e saj e bën të takojë futbollistë të cilët, siç i quan ajo, janë të pashëm. “Nuk jam dashuruar me ndonjë futbollist. I pëlqej të gjithë në kuptimin e mirë, se të gjithë ata janë çuna të mirë, të pashëm, simpatikë, po nuk jam dashuruar me ndonjë futbollist. Jo se nuk kam dashur, por nuk ka rastisur”, shprehet Bejleri.

Ilda-Balaj-Roshi

Please follow and like us: