Zgjedhje për kryetar apo “prova gjenerale” për zgjedhjet
Të paktën 30.000 anëtarë te LSI kanë votuar deri më tani për kryetarin e ri që do të zgjidhet sipas mënyrës një anëtar një votë. Qëndrat e votimit për kandidatët Ilir Meta, Shezai Rrokaj dhe Përparim Spahiu janë hapur në orën 8 mëngjesit dhe do të qëndrojnë hapur deri në orën 18.
Deri më tani kanë votuar rreth 60% e të regjistruarve, sipas shifrave të bëra publike nga deputetja Silva Caka. Votimi për kryetarin e ri të LSI ndoshta nuk duket shumë interesant për faktin se Ilir Meta është kryetar i padiskutueshëm i kësaj partie. Por duket se strategjia pak përpara zgjedhjeve parlamentare është mobilizimi i anëtarësisë dhe “matja e forcave” për sfidën parlamentare të pak muajve më pas.
Dhe kur bie fjala tek organizimi duket se LSI është e gatshme të përballojë sfida elektorale me kapacitete të plota dhe konkurruese me 2 partitë e mëdha. Kështu sfida e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri të LSI më shumë se garë brenda partisë duket të jetë “prova gjenerale” për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ku LSI pretendon të jetë më e votuar se çdo herë e tjetër. E pse jo, edhe te sfidojë partitë tradicionale.