Albspirit

Media/News/Publishing

Analiza, si fiton Clinton dhe Trump

zzz

Ka nisur numërimi mbrapsht për amerikanët, të cilët të martën do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e 45-të mes dy kandidatëve Donald Trump dhe Hilary Clinton.

Kjo e fundit ka rimarrë fluturimin në sondazhe, pas mbylljes nga ana e FBI-së të hetimit për skandalin e email-it.

Sipas një mesatareje sondazhesh të përllogaritur nga CNN, të mediave kryesore amerikane si CBS, Bloomberg, ABC News, Uashington Post dhe Fox News, Clinton kryeson me 3 pikë përqindje ndaj Trump, përkatësisht 45% me 42%.

CNN ka ngritur edhe dy skenarë të mundshëm se si kandidatët mund t’i fitojnë zgjedhjet.
Për Donald Trumpin është thelbësore të mbajë dy shtete të cilësuara bastione, të cilat Mitt Romney i fitoi 4 vite më parë, Karolinën e Veriut dhe Arizonën.

Gjithashtu miliarderi duhet të rrëmbejë demokratëve 3 shtete të fituara nga Barack Obama në 2012, Floridan, Ohajon dhe Ijouan. Një humbje në një nga këto 5 shtete, do të ndërlikonte shumë rrugëtimin presidencial të Trampit, shkruan CNN.

Nga ana tjetër kandidatja demokrate Clinton duhet të ruajë të pa cenueshëm atë që quhet “muri blu” i demokratëve, fitoren në shtetet kyçe të Pensilvanisë, Miçiganit dhe Uiskonsit. Nëse ish-Sekretarja e Shtetit mban në këmbë “Murin Blu” dhe fiton një nga Karolina e Veriut, Florida dhe Ohajo Shtëpia e Bardhë është e saj.

Please follow and like us: