Albspirit

Media/News/Publishing

KUVENDI PËRFAQËSUES I ÇAMËRISË, DEKLARATA E PAVARËSISË

 

 

 

 

Duke pasur parasysh rrethanat e përgjithshme historike nëpër të cilat ka kaluar popullsia shqiptare e Çamërisë (Çamë dhe Arvanitas) si banore autoktone te këtij territori qe ka marrë pjesë aktive dhe të dalluar në të gjitha proceset e revolucionit dhe shtetndërtimit të Greqisë;

Duke pasur parasysh faktin e dhembshëm se shumica e kësaj popullsie në kundërshtim me të gjitha dokumentet ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë njerëzore si dhe mbi të drejtat etnike, është dëbuar dhunshëm nga trojet e tyre stërgjyshore duke u detyruar që ta lëshojnë territorin e tyre brenda Greqisë;

Duke qenë të vetëdijshëm se shteti grek në vazhdimësi ka shkelur të drejtat dhe liritë e kësaj popullsie (të asaj që ka mbetur brenda territorit të saj) duke ju mohuar të drejtën e deklarimit të etnisë së tyre dhe në të njëjtën kohë duke mos lejuar që të dëbuarit dhe familjet e tyre të kthehen në pronat e tyre të pakontestueshme;

Duke vërejtur se deri tani nga Greqia nuk është bërë asnjë hap për trajtimin meritor të të drejtave dhe lirive njerëzore dhe etnike të kësaj popullsie;

Duke u nisur nga vullneti i shprehur nga ana e popullsisë së Çamërisëpër organizimin politiko-shtetëror në territorin e Çamërisë, ne përfaqësuesit e popullit të Çamërisë të mbledhur  me vullnet të lire nëKuvendine Çamërisë si organ përfaqësues, kushtetutëdhënës dhe i vetëqeverisjes në Çamëri solemnisht shpallim

DEKLARATËN KUSHTETUESE

PËR ÇAMËRINË SI NJËSI TË PAVARUR DHE TË BARABARTË NË RAPORT KONFEDERATIVME GREQINË SI FAZË KALIMTARE DERI NË ZGJIDHJEN FINALE TË STATUSIT POLITIK DHE SHTETËRORNËPËRMJET REFERENDUMIT GJITHËPOPULLOR.

  1. Me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor dhe vullneti i popullsisë së Çamërisënëpërmjet këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes së popullit mbështetur në dokumentet më të rëndësishme ndërkombëtare.
  2. Ky Kuvend, duke e shpallur nga ana etij dhe në nivel të tij Çamërinë si njësi të barabartë dhe në raport konfederativ me Greqinë si fazë kalimtare, në bazë të parimeve të demokracisë mbi respektimin e vullnetit të popullit Çam dhe Arvanitas nëÇamëri, përkatësisht Greqi, pret konfimimin e këtij akti kushtetues të tij në Kushtetutën e Greqisë, me mbështetje të plotë të opinionit demokratik në Greqi dhe të opinionit ndërkombëtar.
  3. Kuvendi shpallëgjuhën shqipe dhe gjuhën greke si gjuhë zyrtare të cilat do të përdoren si gjuhë të barabarta në të gjithë territorin e Çamërisë.

 

  1. Flamuri kombëtar me emblemën e mbretërisë së epirotëve mbi kokat e shqiponjës dhe stema e përbërë nga këto elemente janë simbolet shtetërore të Çamërisë.

5.Euro përcaktohet si valutë shtetërore.

  1. Kuvendi, Çamërinë dhe pozitën e re kushtetuese të saj e konfirmon si bashkësi dhe pozitë politiko-kushtetuese të përbashkët të shtetasve të Çamërisë, ku shqiptarët çamë dhe arvanitas si shumicë e popullsisë së Çamërisë konsiderohen popull shtetformues.
  2. Ndërkohë, deri në aplikimin përfundimtar juridik të kësaj Deklarate Kushtetuese, Kuvendi dhe organet e pushtetit të Çamërisë marrëdhëniet e tyre në rendin kushtetues të Greqisë i mbështesin nëvullnetin e popullit shqiptar (çam dhe arvanitas) të shprehur në këtë Deklaratë.
  3. Deri në nxjerrjen e Kushtetutës së re të Republikës së Çamërisë, Kuvendi i Çamërisë tash e tutje do të komunikojë publikisht me emërtimin “Republika e Çamërisë”, duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqërore-politike e territoriale, organ i së cilës është, vetëm si Çamëri.
  4. Kuvendi fton institucionet më të larta shtetërore të Greqisë që të kenë parasysh këtë vullnet të shprehur lirshëm nga përfaqësuesit e popullit të Çamërisë – çam dhe arvanitas dhe bëhet partner i rëndësishëm bashkëpunues në drejtim të mbështetjes dhe realizimit të synimeve të shprehura me këtë Deklaratë.
  5. Si akt i parë i vullnetit të mirë, Kuvendi kërkon nga institucionet greke, përkatësisht Parlamenti i Greqisë që të heqë nga fuqia Ligjin e Luftës me shtetin e Shqipërisë, si një hap të rëndësishëm që do të forconte marrëdhëniet e mira midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Kjo njëkohësisht nënkupton edhe abrogimin e çdo dokumenti diskriminues për popullatën çame dhe territorin e Çamërisë.

  1. Kuvendi mbështet fuqishëm zhvillimin demokratik dhe atë të gjithmbarshëm të Çamërisë dhe të Greqisë dhe partneritetin aktiv të tyre në institucionet ndërkombëtare dhe botërore.

 

 

Hagë, Holandë, 2016

 

Please follow and like us: