Shoqëri në krizë ku krizën e krijojmë ne
Nga Joi Jakaj
Nèse do i hedhèsh njè sy te lirè perditshmèrise se popullates ne kètè vend dallon fare lehte papunèsine dhe dembelizmin ne shoqeri tè njera- tjetres, e para e krijuar nga shteti dhe e dyta e perqafuar nga shumica qè duan me patjetèr te gjejnè shkak -pasojèn te papunèsia,.
Me ka ndodhur rendomè te shikoj njerez qe justifikohen me faktin qè nuk ka punè, por po aq shpesh me ka ndodhur te takoj sipermarrese qè ankohen se nuk ka krah pune!
Kjo, pasi nje numer i madh individesh preferojnè mè teper te shpenzojnè kohen ne kafe sesa duke kerkuar njè ose duke i sherbyer nje pune qe krijon tè ardhura individuale ose familjare
Jam perballur me studentè qe shkak te mosfrekuentimit tè oreve tè leksionit kanè kafen por, nè fakt fshihen pas termit èshtè e kotè te mèsojme e te hargjojmè trurin duke lexuar sepse nuk do gjejmè punè!
Po ashtu punoj nè njè institucion ku shpesh me vijne target grupe te botès droges e tè prostitucionit dhe shkak sipas atyre ishte papuneia dhe nevoja se duhet ushqyer femijet me bukè.
Ose kategoria e mashtrueseve ku perseri shkak perdorin termin e bèra nga halli, e per me keq dhe e pajustifikueshme, kohèt e fundit krah pune ne magazinat e kanabisit dhe pèrseri justifikimi èshtè duhet te ushqeja familjen me bukè e ky element me detyroj te jem pjese e botes sè krimit!
Unè mendoj qè ne jemi kthyer ne nje popull qè duam te ardhura te shpejta ne nje kohè te shkurtèr dhe ne rruge jo te ligjshme, ndaj:
kam nje pèrgjigje per ty student qe duhet te bèsh mire detyrèn e studentit,
per ty qè krijon si te vetmen rrugè te ushqyerjes sè familjes, prostitucionin,punetorin e droges, apo madhtrimin ne rrugè te ndryshme,
perdor ndergjegjen dhe krahun tend tè punés ne njè formè ku ndershmèria tè jetè mbi perfitimin nè rruge tè shpejtè e tè paligjshme, ku ka pasoja tè rènda per ty familjen e shoqèrine,
por dhe per ty njeri qè do te jesh njeri me vlera ne kètè shoqeri problematike, mos pusho se dhèni modelin tènd te mirè dhe ktheje ate nè mision, me siguri qè shpesh mendon se èshtè shume e vèshtirè, por me perpjekje tè vazhdueshme ti e ke bère detyren edhe nese njè moment te pllakos pesimizmi,
ama dije mirè se kjo detyrè ndaj shoqèrise dhe vetes mè se shumti te bèn nje njeri plot vlera dhe e ke kryer misionin tènd se miri