Si mund të marrësh shtetësinë shqiptare
- Kërkesë e plotë e shtetasit të huaj drejtuar Presidentit të Republikës me parashtrimin e arsyeve të marrjes së shtetësisë shqiptare dhe adresën e plotë.
- Mendimin me shkrim të nëpunësit që pranon dokumentet, në lidhje me njohuritë mbi gjuhën shqipe.
- Çertifikatë e lindjes (origjinale, e përkthyer, e noterizuar)
- Dokument rezidence (banimi) në Shqipëri që shtetasi i huaj të ketë banuar në mënyre të ligjshme jo më pak se 5,3 ose 1 vit sipas rasteve të veçanta që parashikon ligji. Ky dokument është leja e qëndrimit.
- Akti i pronësisë së banesës ose kontrata e qerasë (noterizuar).
- Kontratë pune për të punësuarit ose vertetim nga zyra e tatimeve për të vetpunësuarit ose investitorët (noterizuar).
- Dokument për të ardhurat (noterizuar).
- Dëshmi penaliteti të marrë në Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri ose në vendet e origjinës për shtetasit e huaj (origjinale) e përkthyer dhe e noterizuar.
- Dokument që vërteton qënien azilkërkues (kur aplikanti është i tillë). Dokumentat të jene origjinale.
- Raport vlerësues i aktivitetit të shtetasit të huaj të lëshuar nga institucione qëndrore të Shqipërisë si Komiteti i Shkencave, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Kulturës etj.
- Mendirn me shkrim nga Komisariati (apo përfaqësitë konsullore) për sjelljen dhe qëndrimin jashtë shtetit ose periudhën e rezidencës në Shqipëri.
- Kur personi është pa shtetësi, paraqet kerkesën si dhe çertifikatën se është pa shtetesi. Duhet të ketë banuar jo më pak se 5 vjet.
Në qoftë se kërkuesi i shtetësisë shqiptare ka origjine shqiptare deri në dy shkallë qoftë dhe nga njëri prind,ai duhet të paraqesë të gjithë dokumentet e përmendura në pikë “5 A” të këtij udhëzimi dhe koha e qëndrimit në Shqipëri të jetë jo më pak se 3 vjet.
Në rast se i huaji/a është martuar me shtetas/e shqiptar e fiton shtetësinë shqiptare duke paraqitur të gjitha dokumentet e mësipërme dhe çertifikatën e martesës e cila të vërtetojë se koha e martesës është jo më pak se 3 vjet.
Koha e qëndrimit në Shqipëri mjafton të jetë jo më pak se 1 vit.
Kur i huaji/a që ka mbushur moshen 18 vjeç dhe nuk plotëson kushtet e mësipërme përjashtuar garancinë që të mos prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë dhe janë interesat ekonomike shkencore, kombëtare, e fiton shtetësinë.