Albspirit

Media/News/Publishing

9 arsye se pse jemi kundër Trump

Nënshkruar nga 100 shkencëtarë politikë, në SHBA

A protestor demonstrates outside a campaign rally for U.S. Republican presidential candidate Donald Trump in Cadillac, Michigan, March 4, 2016. REUTERS/Jim Young

1. Ka mbjellë dyshime për vlefshmërinë e procsit zgjedhor, pa u mbështetur në asnjë provë.
2. Ka deklaruar se mund të mos njohë rezultatin e zgjedhje të lira, nëse nuk fiton.
3. Ka nxitur mbështetësit që të angazhohen në kufizim dhe frikësim të votuesve.
4. Ka kërcënuar me burg udhëheqësen e partisë opozitare.
5. Ka vënë në dyshim pavarësinë e gjyqësorit dhe paanësinë e gjykatësve, bazuar në racën, etninë, fenë dhe atësinë e tyre.
6. Ka hedhur baltë mbi bensikërinë qytetarëve dhe personave të tjerë në Shtetet e Bashkuara, në bazë race, etniciteti, feje dhe vendit ku kanë lindur.
7. Ka vënë në rrezik lirinë e shtypit duke frikësuar gazetarët individualisht, duke ndaluar pjesëmarrjen në tubimet e tij të organizatave të mëdha të medias, dhe ka premtuar se do të ndryshojë ligjet për të hedhur në gjyq gazetarët.
8. Ka bërë thirrje për përhapjen në botë të armëve bërthamore.
9. Ka kërcënuar se do të shkatërrojë themelet strategjike të NATOs, aleancës më të rëndësishme të sigurisë në shtatëdhjetë vitet e fundit, duke vënë në dyshim solidaritetin e Shteteve të Bashkuara ndaj rregullit se një sulm ndaj një anëtari të aleancës është sulm ndaj të gjithë vendeve anëtare.
Për këto më lart, ata kanë ndërmarrë aktin e rrallë të bashkimit në një deklaratë publike që zgjedhësit amerikanë të mos votojnë për një kandidat që rrezikon themelet e demokracisë amerikane.

Please follow and like us: