Apple ndalon “Fëmijët e Pasur”
Apple ka ndaluar aplikacionin “Rich Kids” (Fëmijët e Pasur), nga të gjitha pajisjet ku ishte instaluar për të ndaluar përdoruesit që të shpërndanin foto nga jeta e tyre e luksit.
Aplikacioni u krijua nga Juraj Ivan dhe Michal Harustiak muajin e kaluar dhe detyronte përdoruesit e saj që të paguanin 1 mijë paund në muaj për të postuar ekskluzivisht fotot e tyre.
Dy krijuesit e tij pranuan se ishin frymëzuar nga “Rich Kids of Instagram” ku fëmijë të pasur përreth globit kanë postuar foto nga jahtet apo avionët privatë.
Por pasi një llogari në Instagram u akuzua se po publikonte milionerë fals, dyshja vendosi të krijonte aplikacionin që do të diferenconte milionerët e vërtetë nga ata fals, pasi kush tjetër përveç një multimilioneri nuk do e kishte problem të paguante 1 mijë paund në muaj për aplikacionin.