Artistja franceze Laurette de Paname me shfaqje kabare në Tiranë
Spektakli nuk është i përshtatshëm për moshat nën 16 vjeç, kurse një ndër veçoritë e këtij spektakli janë kostumet origjinale të Moulin-Rouge
Në Teatrin Kombëtar, më 12 nëntor do të prezantohet artistja franceze Laurette de Paname, me një shfaqje kabare, shkruan KultPlus.
Ky one-woman-show, një spektakël variete me humor të spikatur, është një shpërthim dhe një energji gjithëpërfshirëse, ku vijnë së bashku kënga, kërcimi, aktrimi me ndërrimin e kostumeve në skenë dhe me një ndërveprim të vërtetë me publikun.
Një ndër veçoritë e këtij spektakli janë kostumet origjinale të Moulin-Rouge. Ky spektakël kabare është mundësuar nga Aleanca Franceze në Tiranë, Ambasada e Francës në Shqipëri me mbështetjen e Fondacionit të Aleancave Franceze, Paris.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=WVerg-b90Bc]
Please follow and like us: