Aty ku jetojnë pasanikët e Tiranës, nuk shkon as përmbytja
Kjo është një nga ato lagje residenciale luksoze vilash në periferi të kryeqytetit tonë, Tiranës, e cila nuk ngjason aspak sikur është në Shqipëri, për më tepër sot kur të gjitha pamjet që vijnë nga zona të ndryshme të vendit tregonin për përmbytje dhe baltë.
Aky jetojnë shumë prej personazheve VIP, por dhe mjaftë persona të tjerë të pasur, të cilët duken se kanë menduar mirë për “strehën” e tyre.
Lagja residencë është e rrethuar edhe nga të tjera blloqe vilash po private, por ajo që shihet më mirë aty përveç vilave superluksoze, është edhe fakti se ajo është projektuar me mjeshtëri për të qenë një ‘oaz’ larg hamullisë dhe rrëmujës që kanë shumë zona të Tiranës.
Please follow and like us: