Albspirit

Media/News/Publishing

Denion Meidani-Kryetarët e Bashkive: Sa na sugjeroni të rrim në shtëpi, zgjidhni problemin

 

 

Ne vend qe ta na paralajmeroni kotesisht qe do kete shi duke menduar mbase te vetekenaqur se jeni me te afte se sherbimet e parashikimit te motit e te na sugjeroni akoma me kotesisht qe te rrime ne shtepi, nderkohe qe ne duhet te vazhdojme luften me jetesen ne nje qytet te ndotur, kaotik dhe aspak miqesor, me mire perveshjuni punes per te konstatuar ku do ndodhin bllokimet e te gjeni te pakten zgjidhje provizore.

Per shembull ne Venecia ne kohe shirash te forte bashkia vendos stola te lidhur zinxhir per te mundesuar kalimin e kembesoreve ne ato zona ku rruget mbulohen nga uji. Pastaj nese kjo eshte shume per ju minimalisht merrni disa masa per shkollat, te pakten ato fillore, se keshtu si e keni nisur do ju mbytet ndonje femije neper oborret e tyre mor te nderuar Zoterinj Kryetar Bashkishe!

Kjo eshte pra #RilindjaUrbane qe mbytet me dy pika uje nga qielli…larg o zot te kishim ndonje tajfun apo ndonje Catherine se do na pergjysmonte popullsine! Mos harxhoni fondet me kotesira, procedura te parregullta abuziviste per te rregulluar fasadat e qendrave tuaja oligarke por jepini prioritet nevojave imediate te qyteteve tuaj!

Please follow and like us: