Albspirit

Media/News/Publishing

Fjalimi romantik dhe i fundit i Michelle Obamës si “Zonjë e Parë”

Dita e votimëve për amerikanët ka ardhur, kështu pas tetë vitesh me dy mandatë mbi shpatulla Barack Obama, do të lërë postin si president i Shtetëve të Amerikës, por jo pa mbështetur kandidaturën e demokrates, Hillary Klinton. Si në fillimet e fushates elektorale aty ku nuk arriti Obama e bëri gruaja e tij Michelle, e cila tërboi turmën. Ishte edhe një mënyrë  për t’i dhënë mbështetjen e fundit kandidates Clinton, por edhe për të shprehur qëndrimin e çiftit Obama,  fjalimi i Michelle ishte vërtet emocionues dhe romantik.

Fjalimi i saj

Është një moment vërtetë i veçantë për mua, për disa arsye. Për ta filluar, jemi një hap larg nga shkrimi i historisë, sërisht.  Për disa orë do të kemi kënaqësinë të lexojmë Hillary presidentja jonë, nuk është e mrekullueshme? Të flas sonte, këtu është gjëja më e rëndësishme që mund të bëj si Zonja e Parë e këtij vendi, më lejoni një çast që të falenderoj popullin amerikan që na nderoi kur na zgjodhi si familjen e parë të këtij shteti.

Kam tani kënaqësinë të ftoj në skenë bashkëshortin tim, që ndoshta për herë të fundit mund të prezantohet si President i Shtetëve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj do më pëlqente të përfitoja nga ky rast për t’i thënë sa krenare jam për atë që ka bërë për këtë  vend, jo vetëm “çfarë” por edhe “si” e ka bërë.

Ka punuar, në vështirësi të pabesueshme, ka qëndruar i fortë kur ç’do gjë ishte poshtë. Na ka treguar se çfarë është inteligjenca, dinjiteti apo mirënjohja, pa harruar vlerat dhe bindjet e tij. Zonja dhe Zotërinj, dashuria e jetës sime, Presidenti i Shtetëve të Bashkuara të Amerikës: Barack Obama.

Please follow and like us: