Gra të zhveshura protestojnë në vendvotimin e Trumpit
Dy gra protestuese të zhveshura, me gjasë të afërta me grupin feminist nga Ukraina, janë arrestuar në Neë York pasi kanë organizuar një protestë në qendrën e votimit ku kandidati presidencial republican, Donald Trump, do të votonte.
Dy gratë, të zhveshura në pjesën e sipërme të trupit, kanë hyrë në vendvotim në qendër të Manhattan, pesë blloqe larg nga Kulla Trump pak pas orës 8 të mëngjesit.
Ato brohoritën disa sllogane anti-Trump – përfshirë edhe “Trump jashtë votimeve tona” – përpara se të arrestohen dhe të largohen nga qendra.
Trump votoi dy orë më vonë.
Me ligjet zgjedhore të SHBA-së dhe të shtetit, është krim nëse demonstrohet ose bëhet fushatë në favor ose kundër një kandidati brenda ose në afërsi të qendrave të votimit.
Policia tha se janë ngritur padi ndaj dy grave, që u identifikuan në Twitter si pjesë të Femen International dhe pjesë të një lëvizjeje protesuese feministe.
Trump po përpiqet që të mund rivalen e tij kryesore, kandidaten e Partisë Demokratike, Hillary Clinton.
Trump ka patur një numër deklaratash denigruese dhe fyese për gratë gjatë fushatës së tij.
Ai ka hedhur poshtë akuzat e kritikëve të tij që e kanë cilësuar si seksist.